FOTO/ Qarabag-Partizani, formacionet zyrtare. Ja si tekniku italian i rreshton të kuqtë

Pasditen e sotme në Baku të Azerbajxhanit do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të Champions League mes vendësve të Qarabag dhe Partizanit, shkruan Syri.net.

Takimi i parë i luajtur në “Selman Stërmasi” ka përfunduar 0-0, teksa të kuqtë shpresojnë të bëjnë surprizën në transfertën azere.

Ky takim do të luhet në orën 19:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, të cilët mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.