Si do të jetë koha të enjten? Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Ditën e enjte moti do të nisë i kthjellët, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash, të cilat në zona të izoluara në male do të pasohen nga shi i dobët.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim duke u pasuar në bregdet valëzimi i forcës 1-2.
Temperaturat parashikohen në:
vendet malore 13°- 29°C
vendet e ulëta 17°- 33°C
vendet bregdetare 17°- 31°C