", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

De Ligt kryen testet mjekësore me Juventusin, zbulohen detajet e kontratës

Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt, mëngjesin e sotëm ka mbërritur në qendrën mjekësore të Juventusit, J-Medical, për të kryer testet mjekësore.

Mbrëmjen e së martës talenti holandez mbërriti në Torino pasi klubi bardhezi derdhi në arkat e Ajaxit plot 75 milionë euro.

Sapo të kompletohen edhe detajet e fundit, De Ligti do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër”, ku do të paguhet 7.5 milionë euro në vit dhe 4.5 milionë euro të tjera do t’i fitojë brenda sezonit në formë të bonusesh.

19-vjeçari ka qenë futbollisti më i kërkuar nga Juventusi gjatë merkatos së verës, pasi trajneri i ri Maurizio Sarri dëshironte ta përforconte repartin e mbrojtjes, pas largimit të Andrea Barzaglit dhe Martin Caceresit.

Paris Saint-Germaini, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Bayern Munich ishin klubet që interesoheshin për kapitenin e Ajaxit por vetëm Juventusi arriti të bindë duke nënshkruar me “xhevahirin” holandez.