Pas vendimit të CAS-it, po vjen largimi i parë nga Skënderbeu. ‘Ylli’ i skuadrës drejt...

Marko Radas është në bisedime për të nënshkruar me Tiranën.

Kroati prej kohësh ka nisur kontaktet me klubin kryeqytetas dhe pas dënimit të Skënderbeut nuk do të ishte çudi që të zgjidhte bardheblutë dhe të largohej nga Korça pas shumë vitesh të suksesshme e të mbushura me trofe.

Burime të ‘Panorama sport’ pranë klubit bëjnë me dije se në orët në vazhdim mund të kemi një marrëveshje mes dy palëve.

Lojtari është në fund të karrierës dhe eksperienca e tij mund t’i ndihmojë bardheblutë në boshllëkun që kanë në qendër të mbrojtjes ku janë të zbuluar. Gjithsesi, gjithçka varet nga vetë lojtari i cili ndoshta mund të thotë mjaft dhe Tirana, paçka se e pëlqen, ndoshta mendon të shohë tjetër lojtar.

Nëse Radas bashkohet me Tiranën, do të formonte një dyshe me Tefik Osmanin, lojtar me të cilin ka luajtur edhe te Skënderbeu, kohë më parë.