", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Skuadra e Bayer Munich firmos me talentin me origjinë shqiptare

Skuadra e Bayern Munich, ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit 18-vjeçarë, Leon Dajaku, nga klubi i Stuttgart. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me klubin bavarez.  Por si fillim ai do t'i bashkohet ekipit të Bayern Munich 2.

Dajaku ka bërë ndeshje mahnitëse me klubin e Stuttgart U19, me të cilën ka arritur të shpallet dhe golashënues, duke i bindur kështu 'gjigantët' gjerman që të firmosin me të. Tashmë puna e tij është të shkëlqejë me ekipin e Bayern2, për të provuar më pas ëndrrën e madhe: Debutimin me skuadrën e parë.