Milani interesohet seriozisht për fituesin e Ligës së Kampioneve
Milan është seriozisht i interesuar për transferimin e Dejan Lovren nga Liverpooli.
Sipas Nicolo Shcira nga “Gazzeta dello Sport”, Lovren është zgjedhja e parë e Milanit për të përforcuar vijën e mbrojtjes.
Vlado Lemic, një ndërmjetës i kroatit, është takuar me zyrtarët e Milanit sot në mëngjes.
Liverpooli për kartonin e Lovren po kërkon të paktën 20 milionë euro.
Lovren te Liverpooli fiton 5 milionë euro, ndërsa te Milani janë të gatshëm t’i ofrojnë 12 milionë euro për katër sezone.