FOTO/ Feronikeli-TNS, formacionet zyrtare. Kampioni i Kosovës kërkon suksesin historik

Feronikeli do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League kundër The New Saints (TNS), shkruan Syri.net.

Takimi i parë i zhvilluar në Uells ka përfunduar 2-2 dhe kampionëve të Kosovës përveç fitores, u mjafton edhe një barazim 0-0 ose 1-1.

Sfida e kthimit do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, të cilët mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.