VIDEO/ Në kërkim të surprizës, Partizani mbërrin në Baku

Lojtarët dhe stafi i Partizanit ka mbërritur mesditën e sotme ka mbërritur në Baku.

Kampionët e Shqipërisë ditën e mërkurë do të luajnë sfidën e kthimit kundër Qarabagut e vlefshme për raundin e parë eliminator në Champions League.

Skuadra e italianit Lerda do të zhvillojë sot pasdite stërvitjen e fundit në prag të sfidës, ndërkohë që në orën 17:45 me orën shqiptare trajneri i Partizanit do të dalë në konferencë për shtyp në stadiumin “Dalga Arena”.

“Demat e Kuq” do të provojnë të surprizojnë ditën e nesërme, pas barazimit 0-0 në “Selman Stërmasi”.