Zbulohet supriza e Arilena Arës/ Ja pse udhëtoi drejt Amerikës

Prej javësh tashmë, këngëtarja e njohur Arilena Ara është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Kaliforni të SHBA-së.

Në fillim u tha se këngëtarja ishte nisur për pushime, por siç duket Arilena do të sjell shumë surpriza të reja.

Arilena ndodhet në Amerikë pasi është duke punuar për këngën e saj më të re e cila pritet që të jetë konkurrente në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kënga do të prezantohet në dhjetor të këtij viti dhe nëse fiton do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020.  

Kujtojmë që sezonin e kaluar, Arilena ishte pjesë e jurisë së ‘The Voice Kids’, ku dhe së bashku me këngëtarët e vegjël të grupit të saj tërhoqi shumë vëmendjen. Burimi:Prive.al.