Legjenda e madhe e Barcelonës kthehet te klubi katalanas

Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes do të menaxhojë Juvenil A.

Ikona e klubit katalanas që kaloi 22 vjet si lojtar i Barcelonës, tashmë në moshën 37-vjeçare do të zëvendësojë Denis Silva si trajner i ekipit U-19, shkruan “Mundo Deportivo”.

Sezonin e kaluar, ai menaxhoi me sukses një ekip të rinjve të klubit të ligës së ulët Moratalaz. Me Valdes në krye, Moratalaz fitoi një kampionat rajonal të Madridit kundër palës së të rinjve të Real Madridit.

Valdes kthehet në Barcelonë 5 vjet pas largimit nga transferimi tek Manchester United. Ai ka fituar 3 herë Ligën e Kampioneve, 6 herë La Ligën dhe dy herë Copa del Rey.