Zbulohet misteri i kutisë së Capital T / Ja çfarë ka brenda

Ditë më parë reperi i njohur Capital T publikoi një foto ku shihet një kuti duke bërë kurioz të gjithë ndjekësit e tij.

Në foto shkruhej:

‘19.09.2019 Sheshi Nënë Tereza’ duke i lënë kështu të gjithë ndjekësit në pritje për të zbuluar se çfarë ka përgatitur këtë rradhe reperi.

 Megjithatë “Prive.al” tregon se Capital T ka një surprizë të madhe për fansat.

Sipas tyre reperi do të mbajë në Tiranë një koncert recital për të promovuar edhe albumin e ri të tij.

Kujtojmë se kohët e fundit Capital ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.