Prapaskena/ Maksi Lopez ka marrë ofertë nga mafia për t’u hakmarrë ndaj Icardit

Dikur kanë qenë shokë të ngushtë, por tashmë marrëdhënia mes Maksi Lopez dhe Mauro Icardit nuk është aspak miqësore.

Kjo për shkak të Wanda Narës, ish-bashkëshortja e sulmuesit 35-vjeçar.

Wanda e tradhtoi Maksin me shokun e ngushtë, duke krijuar më pas familje me 26-vjeçarin, i cili është pjesë e Interit në Serinë A.

Prej disa kohësh në media ka qarkulluar një hipotezë, se drejt Maksi Lopezit, kishte mbërritur një ofertë nga mafia siciliane për t’u hakmarrë ndaj Icardit.

I pyetur rreth këtij spekulimi në emisionin “PH Podemos Hablar”, argjentinasi 35-vjeçar, nuk ka preferuar të flasë, teksa nuk e ka përjashtuar këtë hipotezë.

“Preferoj të mos flas”, ishte reagimi i Maksi Lopez i pyetur në lidhje me ofertën e mafias italiane.