Mjeshtri Kosta Raka në krah të banorëve të 'Unazës së Re'

Teksa banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre të përditshme në mbrojtje të banesave të tyre, karikaturistë të ndryshëm dalin publikisht në mbrojtje të kauzës së tyre.

Pas mjeshtrit Bujar Kapexhiu, që shpeshherë publikon karikatura pro banorëve të Astirit, së fundmi një tjetër mjeshtër i njohur publikon një karikaturë ku shpreh mbështetjen e tyre për banorët dhe sulmon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për mjeshtrin Kosta Raka, i cili me punën e tij më të fundit tregon më së miri problematikën e kësaj çështjeje, që prej muajsh mban mbërthyer median, politikën dhe opinionin publik. /Syri.net