VIDEO/ Manolas prezantohet te Napoli duke kënduar, Hysaj publikon momentin special

Mbrojtësi Kostas Manolas i është bashkuar Napolit së fundmi pas aventurës 5-vjeçare te kryeqytetasit e Romës.

28-vjeçari do të formojë dyshen e mbrojtjes së bashku me Kulibalin, duke shpresuar te një tjetër sezon i suksesshëm në Serinë A.

Siç e kërkon tradita, çdo “mysafir” i ri në skuadër, duhet të çohet në këmbë para shokëve të skuadrës, teksa duhet të këndojë një këngë.

Këtij rituali nuk i ka shpëtuar as futbollisti grek, teksa zgjodhi të këndonte këngën italiane “Caruso” të këngëtarit Luçio Dalla.

Ky moment nuk i ka shpëtuar futbollistit të Kombëtares sonë, Elseid Hysajt, i cili zgjodhi të postonte në rrjetin social “Instagram” performancën e Manolas, duke e shoqëruar me disa “emoji” të qeshurash, si dhe një mikrofon.