Presidenti i Brazilit reagon pas akuzave të Messit në Kupën e Amerikës

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka reaguar publikisht pas kritikave të Lionel Messit për Kupën e Amerikës.

Messi e akuzoi Federatën e Futbollit të Amerikës Jugore se ia kishte shtruar rrugën Brazilit për ta fituar trofeun.

Argjentinasi i Barçës u ankua edhe për kartonin e kuq që e mori pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit në ndeshjen për medaljen e bronztë kundër Kilit.

I pyetur rreth komenteve të Messit, Bolsonaro tha: “Çfarë tha Messi? Ahhh, po, kjo është një shfaqje për lojtarët e futbollit”.

Ai u pyet edhe për pranin e tij gjatë festes së Brazilit pas triumfit.

“Asnjë president nuk është duartrokitur si unë që prej Medicit më 1970”, shtoi ai.