Emri/ Rama emëron në krye të Tatimeve ish këshilltaren e tij

Edi Rama ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Taksave dhe Tatimeve.

Pas shkarkimit të Enton Duros pak ditë më parë, sot Rama ka emëruar në detyrën e kreut të Tatimeve Delina Ibrahimaj.

Kjo e fundit ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së INSTAT.

Para se të emërohej në këtë detyrë, ka qenë këshilltare e Edi Ramës për teknologjinë e statistikat.

Prezantimi i drejtoreshës së re të Tatimeve është bërë ditën e sotme nga vetë Rama në një takim me punonjës të kësaj drejtorie që nuk ka arritur të përmbushë asnjë plan.