VIDEO/ Gol në minutën e 95-të, ylli i Manchester Cityt kualifikon Algjerinë në finale

Algjeria është kualifikuar në finale të Kupës së Afrikës, ku do të përballet me Senegalin.

Ylli i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, është heroi i Algjerisë.

Kur u mendua se ndeshja mes Algjerisë dhe Nigerisë do të shkonte në kohën shtesë, pasi rezultati ishte 1-1, në minutën e pestë shtesë Mahrez shënon nga goditja e dënimit, duke i dhuruar kualifikimin ekipit të tij.

Kësisoj, në finalen të Kupës së Kombeve të Afrikës do të përballen Algjeria dhe Senegali.