“Ndëshkuesi” nis aktin e fundit të shfarrosjes dhe populli e mbështet masivisht

Rodrigo Duterte ka marrë një dozë të fortë inkurajimi nga një sondazh i kryer së fundmi.

Ai iu drejtua popullit me pyetjen nëse ishin dakord apo jo me fushatën e tij kundër personave qe kishin lidhje me drogen.

Përgjigja ka qenë impresionuese edhe për vetë atë.

84 përqind e popullsisë mbështetën luftën e tij kundër drogës dhe atë kundër duhanit të nisur së fundmi.

3700 persona kanë vdekur që kur Duterte mori pushtetin.

Më shumë se 300 mijë janë dorëzuar vetë në burgjet e vendit për t’i shpëtuar vdekjes.

Pas këtij votëbesimi popullor, Duterte ka thënë se do të nisë aktin e fundit të shfarrosjes, për të pastruar Filipinet.