FOTO/ Këngëtari italian martohet fshehurazi me partnerin e tij

Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë.Këngëtari i njohur italian është martuar mbrëmjen e djeshme në një vilë në provincën e Sabaudias me partnerin e tij 54-vjeçar Victor Allen, i cili është aktualisht pronar i një agjencie marketingu.

Sipas “Corriere della Sera”, ceremonia e tyre martesore ka qenë tejet intime, me rreth 40 të ftuar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Tiziano u shpreh:

“Shpesh herë i thoja vetes se do të kishte qenë vërtetë bukur të lidhja jetën me dikë. Ndërsa tani shtroj pikëpyetjen se kush mund të jetë personi i duhur për mua? E kështu, filloj të shikoj rreth e rrotull dhe më ndodh të mendoj se ndoshta mund ta rastis diku…Do të më pëlqente shumë të martohesha, por jam një person shumë i vetëpërmbajtur për të menduar këtë gjë përpara se të takohem me personin e duhur”.

Me ç’kuptohet, Victor Allen duket se ka qenë i duhuri për këngëtarin italian…