Mësohet emri i 25-vjeçares së mbytur në Kanionet e Holtës, i vëllai i shpëton vdekjes
Vëllai i turistes Tila Sallaku, që u gjet e mbytur në Kanionet e Holtës në Gramsh, është gjetur shëndoshë e mirë nga forcat policore.
I riu rezultonte i zhdukur së bashku me mikun e familjes së tyre, një burrë rreth moshës 50-vjeç.
Ndërkohë 25-vjeçarja Sallaku u gjet e mbytur në daljen e grykëderdhjes në Kanionet e Holtës.
Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë.
Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.