VIDEO/ Endri Çekiçi e nis me gol sezonin e ri

Endri Çekiçi konfirmon sërish veten si një element mjaft me rëndësi për ekipin slloven të Olimpija Ljubljanës.

Në ndeshjen e parë të kampionatit në edicionin e tij të ri, lojtari shqiptar shënoi në minutën e 26-të, në transfertën ndaj ekipit të Bravo-s.

E në fakt, goli ishte mjaft i bukur, teksa Çekiçi lëshoi një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone, dhe nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar.