Evoluimi i komunistëve/ Nga Lenka tek Elisa

Lenka Çuko ishte një ndër figurat qëndrore të pushtetit komunist gjatë diktaturës. Ishte anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo erdhi në këtë post në vitin 1971 pas “suksesit në arat e pambukut” në Lushnje.

Falë këtij  “suksesi” shoqja Lenka u emërua sekretare e parë e Komitetit të Partisë në Lushnje dhe më pas në vitin 1971 erdhi në Tiranë si anëtare e Komitetit Qëndror dhe e Byrosë Politike të PPSH-së.

Ajo është një nga ato historitë e gjalla që dëshmojnë se si injoranca sundoi Shqipërinë përmes metodave komuniste të propagandës të tipit  “vjelja me dy duar e pambukut”, shkruan Syri.net.

Por një shembull i ngjashëm, po në politikën shqiptare, pas gati 5 dekadash, është ai i Elisa Spiropalit.

Ministrja dhe zëdhënësja e Ramës, pavarësisht gafave dhe deklaratave të saj, po rrit dy e nga dy shkallët e karrierës në Partinë e Rilindjes.

Dy ditë më parë, teksa flitej për rritjen e çmimit të naftës, Spiropali do të deklaronte se “çmimi rritet për makinat, jo për qytetarët”.

Për këtë arsye, në rrjet po qarkullojnë disa meme, që tallin ministren e Ramës dhe e krahasojnë atë me shoqen Lenka Çuko.

Me pak fjalë, si ish Partia e Punës ashtu edhe Rilindja nuk dalin dot mbi nivelin e dy shoqeve të sipërpërmendura... /Syri.net