FOTO/ Sabien Lilaj nënshkruan për 2 vjet me klubin izraelit

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Sabien Lilaj, firmos zyrtarisht me klubin izraelit, Sektzia Nes.

Ish-lojtari i Skënderbeut ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, duke lënë kështu Azerbajxhanin dhe skuadrën e Gabala.

Ka qenë vetë klubi izraelit, i cili përmes një postimi në “Facebook”, i ka uruar mirëseardhjen Sabien Lilajt, i cili bëhet kështu lojtari i dytë pas Jahmir Hykës që shkon në kampionatin izraelit.