Emigrantët shqiptarë kthehen në atdhe për pushimet verës

Tashmë pothuajse në të gjitha shtetet perëndimore ku jeton Diaspora shqiptare kanë nisur pushimet verore dhe kjo ka bërë që bashkatdhetarët tanë të fillojnë fluksin e kthimit duke ruajtur traditën e të pushuarit në atdhe.

Dyndje makinash janë raportuar në pikat kufitare, ndërsa shqiptarët e të gjitha trevave synojnë të kalojnë ditë relaksi në vendin e tyre të lindjes së bashku me familjet e tyre.

Ardhja e tyre është xhiruar në pikat kufitare Hungari-Serbi, Maqedoni e Veriut-Kosovë, Kroaci-Serbi dhe Serbi-Maqedoni e Veriut. Kjo lëvizje masive është transmetuar edhe në mediat kosovare, të cilat i kanë kushtuar edhe një minutash të konsiderueshëm.