Vritet një gazetar në Afganistan, ishte rrëmbyer pak kohë më parë

Gazetari afgan Nadir Shah Sahibzada është vrarë dje nga persona të panjohur në krahinën Paktiya të Afganistanit.

Sahibzada ka qenë i punësuar në radion afgane me emrin “Zëri i Gardiz-it”. Kryeredaktori i radios në fjalë Abdul Rashid Jalalzey, konfirmoi se gazetari Sahibzada fillimisht ishte rrëmbyer, e më pas edhe vrarë.

Jalalzey thekson se Sahibzada nuk ka pasur problem as mosmarrëveshje me askënd, dhe se ende nuk dihet motivi për vrasjen e tij.

Sipas të dhënave të Zyres nacionale për mbështetje të lirisë së mediave, që nga fillimi i vitit 2019 në Afganistan janë vrarë së paku gjashtë gazetarë.