Moti për sot/ Lajme të këqija, ja ç’ndodh gjatë paradites
Edhe dita e sotme nuk do të jetë ideale për të shkuar në plazh.
Pas ditëve të nxehta të fillim korrikut, mesi i muajit ka rezervuar temperatura të ulëta.
Edhe reshjet e shiut gjatë ditës së sotme do të jenë të pranishme në të gjithë Shqipërinë.
Ditën e sotme priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet.
Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe), më të mundshme gjatë paradites së sotme.
Temperaturat
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 19 / 26 °C
në vendet malore: 14 / 21 °C
Ditën e sotme era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.