Xhemaili mesazh emocionues për Mihajlovic: E kemi si baba!

Kapiteni i Bolognas, Xhemaili, ka dhënë një premtim për trajnerin Mihajlovic, me të cilin punoi së fundmi.

Ai gjithashtu ka thënë se trajneri serb ishte si një baba për të dhe gjithë lojtarët e Bolognas.

“Trajneri do ta fitojë këtë betejë edhe për ne, pasi ne ndihemi sikur jemi familja e tij” ka thënë Xhemaili për ‘Sky Sport Italia’.

“Sigurisht, askush nuk e priste që kjo të ndodhte, por ne jemi të gjithë afër tij. Mihajlovic është si një baba për ne, kështu që ne do të luftojmë për të në mënyrën si ai luftoi për ne” vijoi lojtari me origjinë shqiptare.

Mihajlovic morri punën e trajnerit tek Bologna gjatë muajit janar, duke shpëtuar skuadrën nga rënia në Serie B.