VIDEO/ Zjarr në plazh, njerëzit për të shpëtuar kokën hidhen në det

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën turistike të Playa di Catania, duke rrezikuar jetën e shumë turistëve.

Pushuesit kanë vrapuar menjëherë drejt detit, duke kërkuar shpëtim, teksa zjarri i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht plazhin.

Sipas mediave italiane, shuarja e zjarrit është përkeqësuar nga era, kur njerëzit nga deti i kanë shpëtuar zjarrfikësit me barka dhe helikopterë. Midis tyre kishte 40 fëmijë.

Ndërkohë, zjarrfikësit i kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut.