ZYRTARE: Largohet nga Barcelona, transferohet drejt klubit nga Serie A

Skuadra e Sampdorias ka prezantuar mbrojtësin Jeison Murillo që sezonin e kaluar luajti në huazim te Barcelona.

27-vjeçari ka pranuar largimin nga “Camp Nou” duke iu bashkuar klubit nga Serie A në formë huazimi me obligim blerjen e tij për 15 milionë euro.

Lojtari ka nënshkruar kontratë me ‘Blucerchiati’ e cila skadon në qershor të vitit 2023.

Kartonin e Murillos e zoton Valencia ndërsa sezonin e kaluar mbrojtësi e kaloi duke veshur fanellën e Barcelonës.