VIDEO/ ‘Kush s’kërcen është socialist oe’.... Ja si Braçe me trafikantët festojnë fitoren moniste të 30 qershorit

Votimet farsë të zhvilluara nga socialistët më 30 qershor jo vetëm që na dhanë panoramën e një partie që vetë voton, vetë numëron vetë i vjedh votimet që i zhvillon, por tani edhe feston për votimet që zhvillon dhe i vjedh vetë.

Shembulli më konkret është ai i deputetit socialist Erion Braçe që bashkë me trafikantin Kokoneshi, kanë festuar fitoren e farsës moniste në Divjakë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike të publikuara nga ish-kryeministri Berisha, ekzaltimi i Braçes dhe socialistëve ka qenë aq i madh sa kanë filluar edhe të kërcejnë me kore stadiumi “Kush s’kërcen është socialist oee’

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha shkruan

‘Brace, trafikanti Kokoneshi dhe narkosicilistet zhgerryhen si derra ne festen e fitores se farses moniste ne Divjake.

Ndiqni videon e qytetarit dixhital. Sb’