Kryeministri i Shqipërisë në aksion për të zbuluar “vajzën e vogël” që i ka turbulluar mendjen

“Lolita” e Nabokovit është një historia e perversitetit më ulët njerëzor që është kthyer në art dhe bota e ka pranuar si të tillë. Një libër që për këdo që i thotë moralit moral i duhet të bjerë në akord me veten se asgjë që shkruhet në atë libër nuk e cënon moralin e tij qoftë edhe duke e lexuar, sepse përndryshme mendja të turbullohet. Ndoshta të shpifet edhe në disa raste, sepse kupton që mendja njerëzore në perversitetin e vet shpesh herë nuk ka limite.

“Lolita” është historia e një raporti pasioni, përdhunimi, perversiteti e degradimi të një burrë rreth të 50 që flirton deri në raportin më të fundit me thjeshtrën e tij 12 vjeçare. E ndoshta “Lolita” po përjeton rimishërimin real të historisë perverse 61 vjet pasi botimit, kësaj here jo më SHBA, por në Shqipëri. Prej gati një viti, faqja “Lolita” në Facebook është shëndrruar në hapësirën virtuale ndër më të ndjekurat nga shqiptarët dhe shpesh herë fajqa më anonime në vend, është piknisja e diskutimeve në orët shqiptare “kafe-muhabet si turqit e lashtë” me fjalët “e modhe ajo që kishte shkrujt Lolita”.

Po kush është Lolita? Kush e ka këtë faqjen, ku i shkon mendja që ndoshta 10 herë më shumë se përkrimet e Nabokovit ajo të provokojë këndshëm shqiptarët pa i besdisur, por duke i përmendur frustrimet e përditshme të tyre nga ato më sekretet, seksualet e deri tek ato që shqiptarin e kanë marrë më qafë sot e gjithë falë politikave të mbrapshta të kartelit RILINDJA? Si ka mundësi që prej më shumë se një viti një njeri apo disa njerëz bashkë kushedi sa dreqin janë, të jenë kthyer në “doktorrin-rrotullues” të mendjes së shqiptarëve, por sidomos ndaj njërit në veçanti.

Edhe ai është po ajo moshë sa Humbert Humbert, mesoburri që bën gjithçka për të futur në dorë Dolores Hazen 12 vjeçare alias Lolita, që e mundon, e turbullon, ia ka prishur gjumin dhe e bën të ëndërrojë me syhapur. Ai ëshë Kryeministri i Shqipërisë, që njësoj si Humberti për Doloresën 12 vjeçare, edhe Rama për “Lolitën” është kthyer në kukullën e preferuar me të cilën ajo luan, tallet, e hedh, e shkarravit, e përbuz, e njollos, e bën të duket ashtu siç është, i paaftë në virilitetin e pushtetit të tij eunuk, pushtet të cilin ai e përdor deri edhe për të shtënë në dorë një faqje anonime, sikundër Humberti Doloresin 12 vjeçare.

E pra fabula është e njohur, qëllimi që justifikon mjetin po ashtu, vetëm se pasojat shumë herë më të mëdha e më të rënda në rastin e Ramës me Lolitën. Dje Edi Rama me shumë mundësi ka kontaktuar “lepurin e Përmetit” përmes Fugës së tij dhe i ka dhënë një seri faktesh haluçinante për 3 persona, 2 vajza dhe një djalë që për Edi Ramën janë makthi “social”. “Këto të 3 janë Lolita”- besohet se e ka urdhëruar Fuga “lepurin e Përmetit” ndërsa ky i fundit ka përjetuar me gjasë më shumë hazdisjes nga ky urdhër sesa nga doza e fundit që kishte marrë vetëm pak minunta më herët. Rezultati është ai që u bë publik dje, sëpari në faqjen e “lepurit të Përmetit” dhe më pas u shkarkua nga vrima fundore mediatiko-tematike e Rilindjes si ngahera ndodh, në formën e vakti të ngrohtë e të helmatisur për lexuesit.

Ky shkrim nuk ka në qëllim të mbrojë askënd, por thjeshtë të rikujtojë edhe njëherë shqiptarët. Edi Rama është realisht në ditët e tij më të turbullta mendore, dhe si njëherë e një kohë motoja e dajës së tij ishte “o me ne o kundër nesh”, sot i nipi e ka evoluar teorinë në “kundër meje asnjë”. Sot Edi Rama duke përdorur gjithfarë “lepurash Përmeti” që pasi i paguan me 700 mijë lek tek Agjencia e Turizmit i bukos edhe me mall, e me “Ymerë Tepelene” që pasi i ka telendisur dikur sot e ka shëndërruar në Xhoanën e 3-të të Shqipërisë, i është lëshuar të gjithëve, edhe mua e ty po të duash.

Sulmi i djeshëm ndaj 3-shes së që Rama dyshon se janë “Lolita”, është një mesazh që Kryeministri i Shqipërsië i jep direkt punëdhënësve që ti largojnë nga puna 3 të rinjtë e afishuar me emër, vend pune dhe mbiemër. Njësoj si veproi disa ditë më parë nën lëkurën e “lepurit të Përmetit”, duke publikuar listën e të afërmve të gazetarëve apo politikanëve në opozitë me të të punësuar në administratë. Edhe ky ishte një mesazh paralajmërues “unë e di se ku i keni njerëzit e tu” ndaj atyre që e teledisin nga mëngjesi në darkë në tentativën për të mbyllur edhe këto gojë. Dje ishte rradha e “Lolitës”, nesër rradha jonë, por shumë shpejt kështu si e ka nisur do të jetë rradha e tij!...

Dhe ky është i vetmi ngushëllim që ne kemi për momentin…