FOTO/ Katër delfinë ngecin në cektinë në Akërni, pushuesit turren t’i ndihmojnë

Katër delfinë kanë ngecur për disa minuta në një cektinë në plazhin e Akërnisë në Vlorë.

Teksa ata përpëliteshin dhe e kishin të pamundur të ktheshin vetë në ujë, pushuesit, që i shihnin me ëndje, kanë vrapuar t’i ndihmojë. Ata i kanë shtyrë drejt ujit në thellësi,  derisa delfinët kanë arritur të notojnë dhe t’i largohen bregut pa pësuar asnjë dëmtim.