'Kur të ha viçi ty dhe jo ti, viçin!' Avokati tund faturën e çmimeve abuzive në Sarandë

"Kur të ha viçi ty dhe jo ti viçin" . Ky reagim sarkastik është i avokatit Altin Goxhaj, teksa tund një faturë restoranti në Sarandë.

"25 mijë lekë një racion në pjatë me një fileto viçi në Sarandë! - shkruan Goxhaj: - Duket ata te restoranti po nxjerrin fitimin e munguar në kurriz të viktimave që u shkelin në lokalet bosh .

Ndaj habitemi ne se si turistët e huaj ndalojnë veç në ato restorante që kanë të publikuar jashtë Listën e Çmimeve. E dinë mirë se ç'duhet bërë që t'a hanë ata viçin dhe jo viçi ata", nënvizon avokati.