Plane për plazh nesër? Mësoni më parë parashikimin e motit
RESHJET
Nesër (e shtunë, dt.13) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe), më të mundshme në fund të ditës së nesërme në qarqet e perëndimit.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 29 °C
në vendet e ulëta: 17 / 31 °C
në vendet malore: 11 / 26 °C
ERA
Nesër (e shtunë, dt.13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë.