", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Prezantohet Benjamin Pavard: Bajerni zgjedhja më e mirë!

Benjamin Pavard është prezantuar te Bayern Munich.

Ashtu si Lucas Hernandez, edhe Benjamin Pavard është transferuar te Bayern Munich ende pa përfunduar sezoni 2018/19.

Pavard, që shkëlqeu me Francën në Botërorin e Rusisë në vitin 2018, ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me bavarezët dhe do ta veshë fanellën me numrin 5, të cilin për disa sezone e mbajti Mats Humels.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot, është një nder për mua të luaj në një klub të tillë. Mund të luaj në të djathtë të mbrojtjes, në qendër, në mbrojtje me 3 si dhe në mesfushë defensivë, trajneri do të vendosë ku do luaj”, u shpreh ai.

“Kam ambicie të mëdha, sikurse klubi. Coman dhe Tolisso më kanë folur për klubin por e shumë gjëra i kam ditur për Bayernin, ndaj dhe për mua ishte zgjedhja më e mirë”, deklaroi Benjamin Pavard.