EMRI/ Video dhe komente pro-ISIS, dy vjet burg për shqiptarin në Itali
Gjykata e Apelit në Brescia ka dënuar me dy vite burg shqiptarin nga Kosova, Gafurr Dibrani.
Akuzat mbi të cilat u dënua 27-vjeçari janë publikimi i disa videove komenteve nga ana e tij, pro luftës së ISIS në Siri dhe jo vetëm.
Avokati i tij, Marca Capra ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykatësit.
Ky nuk është rasti i parë kur shqiptarë nga Kosova ose Maqedonia e Veriut dënohen ose dëbohen nga shteti italian për propagandën e tyre pro-ISIS në rrjetet sociale.