Përplasen tri automjete në dalje të qytetit, dy persona të plagosur

Tri automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të qytetit të Elbasanit në orët e pasdites së sotme.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan -ish-Kombinati Metalurgjik.

Në këtë aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe dy automjete tip autoveturë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur..

Për shkak të këtij aksidenti aksi ka mbetur i bllokuar për disa minuta, ndërsa policisë iu deshën disa minuta për disiplinimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit.

Ndërkaq po hetohen rrethanat dhe shkaqet që sollën aksidentin në fjalë.