Gazetari e konfirmon: De Ligt nuk është te Ajaxi. Mbyllet marrëveshja me klubin e ri!

Matthijs de Ligt sezonin e ri do të jetë lojtar i Juventusit.

Media më e madhe holandeze “De Telegraaf” raporton arritjen e marrëveshjes mes Ajaxit dhe Juventusit për mbrojtësin 19-vjeçar i cili do të veshë fanellën bardhezi.

Matthijs de Ligt pritet këtë fundjavë në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nisur punën me skuadrën e tij të re.

Sipas gazetarit të njohur Mike Verweij, mbrojtësi i talentuar nuk ndodhet në stërvitje me klubin e Ajaxit por pret fundin e operacionit për të nisur udhëtimin drejt Torinos.

“Matthijs de Ligt nuk është më me Ajax në fushën e stërvitjes në Austri. Po pret përfundimin e transferimit drejt Juventusit”

Për De Ligt, Juventus do të derdhë në arkat e Ajaxit plot 70 milionë euro.