3 formacionet e Barçës me Griezmann. Nëse vjen Neymar, Messi zhvendoset...

Nuk ka dyshime se Barcelona në sezonin e ri do të kërkojë të fitojë të gjithë titujt e mundshëm.

Ditën e sotme katalanasit kanë zyrtarizuar transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid e cila nga ky operacion ka përfituar plot 120 milionë euro.

 Me transferimin e Griezmann, trajneri Ernesto Valvede në fazën e ofensive ka shumë opsione, duke ndërtuar një skuadër ëndrrash.

“Goal.com” ka ideuar 3 super formacione të ndryshme për sezonin e ri ku në njërin prej tyre është menduar me Neymarin.

Në rast se braziliani do të rikthehet në 'Camp Nou', atëherë Messi sezonin e ri do të tërhiqet duke luajtur rolin e trikuartistit.

Formacioni i parë me sulmin: Dembele - Griezmann dhe Messi

Formacioni i dytë me sulmin: Neymar? Messi, Griezmann dhe Suarez

Formacioni i tretë me sulmin: Griezmann, Suarez, Messi