Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, synon medaljen e bronztën

Majlinda Kelmendi, ka humbur mundësinë për medaljen e artë në Budapest GP.

Në gjysmëfinale kosovarja kishte përballë japonezen Chishima Maeda, e cila ishte më e fortë duke mposhtur Majlinda Kelmendin.

Xhudistja kosovare në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale mposhti meksikanen Luz Olvera dhe gjeorgjianen Tetiana Levytska Shukvani.

Mbretëresha e xhudos në këtë kompeticion garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa tashmë po mendon që të fitojë medaljen e bronztë.