", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Peter Crouch tërhiqet nga futbolli i luajtur

Sulmuesi 38-vjeçarë e njoftoi vendimin e tij  për tu tërhequr nga futbolli i luajtur ditën e sotme. ‘Gjiganti” sulmues së fundmi ka qenë pjesë e Burnleyt në Angli.  Crouch ka pasur një karrierë shumë të pasur, ku është aktivizuar me klube të ndryshme.

Por kulmin e karrierës së tij futbollistike, Peter e ka pasur me skuadrën e Liverpool ku  zhvilloi 85 ndeshje dhe realizoi 22 gola. Gjithashtu ai ka luajtur dhe me kombëtaren e tre luanëve të Anglis, me të cilët ka zhvilluar 42 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.

Në një postim në twitter Crouch shprehej se pas shumë diskutimeve kam vendosur të tërhiqem nga futbolli i luajtur.

“Pas shumë diskutimeve këtë verë kam vendosur të tërhiqem nga futbolli ! Nga loja jonë e mrekullueshme që më ka dhënë gjithçka. I jam mirënjohës atyre që më ndihmuan”.