Sot takimi, miliona për Interin dhe Icardin

Situata  e Mauro Icardit është akoma e turbullt, Inter kërkon ta shesë, skuadra e juventusit është preferenca e lojtarit, por nga ana tjetër Aurelio De Laurentis, e dëshrion me patjetër sulmuesin tek skuadra e tij si një dhuratë për trajnerin Carlo Ancelotti.

Dhe ai e ka përgatitur planin që ta bindi argjentinasin që t’i bashkohet skuadrës së Napolit.

“Sportmediaset” raporton se sot do të mbahet një takim midis De Laurentis dhe agjentes së lojtarit Wanda Nara. Presidenti i Napolit ka gati 60 milion euro për Interin dhe një kontratë 5-vjeçare me një pagë 8 milion euro në sezon për Icardin.