Lionel Messi po shijon pushimet së bashku me familjen, vendi se ku mbetet enigmë

Argjentinasi Lionel Messi, ka vendosur që të pushoj pas një sezoni tepër të lodhshëm, ku përjetoj dhe një dështim me kombëtaren e tij, pasi nuk arriti të fitonte Coppa America.

Ai së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij po shijojnë pushimet në një vend që ata nuk kanë dashur ta zbulojnë.

Kjo u pa pasi, bashkëshortja e tij Antonela, në llogarinë e saj në Instagram, postoi një foto të familjes pa na e zbuluar se ku ndodhen. “Në një parajsë me ta” ishte ajo çfarë shkruante Antonela duke na e lenë enigmatik vendin se ku ndodhen.