Rastësia, si u shpëtua nga kanceri 6-vjeçarja Yusra në mes të luftës në Jemen

Korrespondentja ndërkombëtare e BBC, Orla Guerin vizitoi Yusran në tetor të 2018 dhe e gjeti vogëlushen dhe familjen e saj krejt rastësisht pas disa intervistave që zhvilloi me banorët në Jemen. 

6 vjeçarja vuante nga një tumor agresiv në syrin e saj të majtë dhe nëna e saj ishte jashtëmase e dëshpëruar për ta ndihmuar por për shkak se ajo dhe familja ishin bllokuar në Jemenin e shkatërruar nga lufta, ajo nuk mundi të merrte trajtimin e nevojshëm madje as mund të largohej jashtë vendit për shkak të politikave.

Por sot Yusra ka marrë një sy të ri protezë dhe e gjithë kjo falë tregimit të historisë së saj nga BBC në tetor 2018.

Falë donacioneve pasi BBC tregoi historinë e saj në tetor u mundësua edhe operacioni në Jordani. 

Edhe pse me një sy kjo vogëlushe buzëqesh e lumtur. Tanimë ajo është shëruar plotësisht nuk ka më kancer dhe ka një sy të ri.

Por përsëri mjekët shqetësohen për mënyrën si do kujdesen më tej për vogëlushen në Jemen./f.h/SYRI.NET