VIDEO/ Laçi ndalet në barazim, kualifikimi vendoset në Izrael

Laçi është ndalur në barazim1-1 përballë Hapoel Beer Shevas në duelin e vlefshëm për turin e parë eliminator në Europa League.

Kurbinasit kaluan shumë shpejt në avantazh përballë skuadrës izraelite duke na krijuar iluzionin e një fitore të thellë.

Në minutën e 3’ pas një harkimi nga e majta të Fangajt, është Nuabueze që me kokë çon topin në fundin e rrjetës duke mposhtur portierin kundërshtar.

Pjesa e parë u mbyll ën avantazhin e skuadrës shqiptare e cila kishte edhe disa raste të arta por pa mundur të finalizonte.

Në fraksionin e dytë, Laçi humb terren dhe tërhiqet duke lejuar kundërshtarin që të organizohet dhe goli nuk vonon.

Në minutën e 78’ ishte Levi ndëshkoi skuadrën shqiptare vetëm 7 minuta pasi u fut në fushën e blertë.

Mesfushori 25-vjeçar merr një top nga e majta, dhe godet direkt, duke mposhtur Selmanin në shtyllën e parë.

Minutat e mbetura ishin edhe më dramatike për shkak se miqtë rrezikuan portën por trau i portës i mohoi golin e avantazhit.