Barça paguan klauzolën e Griezmann, por merr edhe një vendim të çuditshëm

"Telenovela" Griezmann po shkon drejt fundit.

Barcelona po bën hapat finale drejt transferimit të lojtarit francez dhe sipas raportimeve të fundit, nesër pritet që të paguhet klauzola e tij me vlerë 120 milionë euro, ku të pranishëm do të jenë vetëm avokatët e lojtarit.

Por, në prag të transferimit të tij në ‘Camp Nou’, situata nuk është aspak e qetë dhe Barcelona po merr të gjitha masat që gjërat të mos shkojnë keq.

Sipas ‘Marca’, skuadra katalane po planifikon që prezantimin e lojtarit ta bëjë pa praninë e tifozëve kjo për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Kampioni i botës nuk preferohet nga tifozët katalanas të cilët janë të zhgënjyer pas ‘tradhtisë’ që lojtari i bëri Barcelonës  vitin e kaluar.

Griezmann ishte shumë afër marrëveshjes me katalanët, para se të rinovonte kontratën e tij me Atletico Madrid.