Shtatë lojtarë pritet të largohen nga Barcelona, ja emrat e tyre...

Ernesto Valverde nuk dëshiron që t’i fillojë përgatitjet për sezonin e ri me një numër shumë të madh lojtarësh.

Trajneri spanjoll i ka kërkuar klubit që të largojë disa nga lojtarët që nuk kanë garantuar vazhdimësi, tek skuadra 'katalanase'.

“Sport.es” raporton se nga Barcelona pritet të largohen shtatë lojtarë.

Rafinha, Malcom, Jean Clair Todibo, Philippe Coutinho, Nelson Semedo, Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic, janë lojtarët që pritet t’i thonë lamtumirë ‘Camp Nou-t’.

Pas largimit të këtyre lojtarëve 'barça' pritet të zyrtarizojë transferimet e Antoine Griezmann dhe Neymar.