'Amerika e para': modeli 'Trump' i suksesit dhe modeli 'Rama' i rrënimit

Nga Petrit Vasili.

Komisioni Europian tregon qartë rrënimin ekonimik të Shqipërisë për shkak të Rilindjes.  Koncesione shkatërrimtare, ekonomi e gërryer nga korrupsioni, mungesë totale vizioni, monopole oligarkësh, papunësi dramatike dhe emigracion i dimensioneve të frikshme, dërrmimi i shëndetësisë dhe arsimit, kjo është situata ekonomike në Shqipëri.

Në rast se ky kryeministër dhe kjo qeveri do të kishin Shqipërinë të parën, zgjidhjen dhe modelin ekonomik e kishin të gatshëm dhe të një suksesi të garantuar dhe ky është Modeli Ekonomik i Presidentit Trump.

Modeli Trump, që ka moton “Amerika e Para” u orientua nga ulja e taksave dhe lufta pa kompromis ndaj papunësisë, konkurenca e ndershme, transparenca dhe asgjesimi i burokracive korruptive.

Ky model i Trump dha rezultate spektakolare dhe një transformim ekonomik që Amerika nuk e kishte parë prej vitesh.

Por Rama dhe Rilindja që e kanë Shqipërinë të fundit, i urrejnë modelet ekonomike si i Trump, që i japin liri sipërmarrjes dhe qytetarit, modelet që luftojnë oligarkët dhe monopolet.

Rilindja gjallon mbi korrupsionin, koncesionet si vjedhje gjigande, terrorin fiskal, konkurencën e pandershme dhe burokracinë rilindase, që funksionon mbi korrupsionin e shfrenuar.

Pas alarmit dramatik, që vjen nga Komisioni Europian, për ekonominë shqiptare, është akoma më e qartë, që çdo ditë e Rilindjes në pushtet është një hap drejt greminës ekonomike të pashmangshme, ndaj largimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje.

Mësimi i madh për ekonominë që Trump i dha Amerikës dhe botës do të jetë filozofia udhëheqëse e opozitës për nxjerrjen e Shqipërisë nga gremina ekonomike ku e zhyti Rilindja.