", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Barcelona arrin të nënshkruaj me talentin 16-vjeçar

Emri i tij kishte ngjallur shumë kuriozitet. Talenti 16-vjeçarë i skuadrës së West Bromwich Albion, Louie Barry kishte zgjedhur të mos e vazhdonte më karrierën tek klubi anglez.

 I kërkuar në mënyrë të veçantë nga ekipi i Barcelonës dhe i Paris Saint Germain, 16-vjeçari e kishte bërë zgjedhjen.

Siç u tha dhe gjatë ditës së djeshme, Barry kishte vendosur ta vazhdonte karrierën e tij tek skuadra “blaugrane”. Dhe Barça sapo e konfirmojë se ka arritur të nënshkruaj me lojtarin. Louie Barry do të bashkohet me ekipin katalanas të U19.

Louie, luan si sulmues qendre në të shumtën e rasteve por fal aftësive që ka mund të luaj dhe në krahun e djathtë, me skuadrën U16 të Anglisë ka luajtur 9 ndeshje dhe ka arritur të shënoj 7 gola.