Gjen qenin e Sturridge, por nuk merr shpërblimin e premtuar nga lojtari

Sulmuesi anglez Daniel Sturridge, dy ditë më parë humbi qenin e tij. Në një postim të bërë në intagram, Sturridge premtoi se ai që do ti kthente qenin e tij të racës pomeranian, do të merrte një shpërblim të majmë. Fatmirësisht  qeni i quajtur Lucy, u kthye te i zoti, por njeriu që e ka gjetur, ka thënë se nuk e ka marrë akoma shpërblimin prej 30.000 dollarësh të premtuar nga anglezi.

Ky shpërblim i dhënë nga Sturridge dha menjëherë rezultat, Ai u nis drejt jugut të Los Anglelesit, pas informacioneve të marra, për t’u bashkuar me qenin e tij.

Megjithatë, pas këtij udhëtimi, reperi Killa Fame, i cili pretendon se e ka gjetur qenin, ka shkruar në Twitter se nuk e ka marrë këtë shpërblim të konsiderueshëm.

“Pra, i pandershëm”, shkroi ai në Twitter. “Qenin Lucy e gjeta unë. Shpërblimi prej 30 000 dollarësh ishte vetëm një gënjeshtër. Po të isha i bardhë, do të merrja shpërblimin”.